Putin: Krimea si Kosova
Moskë, 17 nëntor - Presidenti rus Vladimir Putin, vazhdon të besojë se populli i Krimesë ka po aq të drejtë shkëputjeje sa edhe Kosova.
Kreu i Kremlinit ka folur për televizionin publik gjerman, ARD, për ngjashmëritë mes dy rasteve.
Nuk besoj në asnjë mënyrë se e kemi shkelur të drejtën ndërkombëtare. Ajo që ka ndodhur në Kosovë, ka ndodhur edhe në Krime. Bile, në Kosovë ka qenë vetëm Parlamenti që e ka shpallur pavarësinë. Në Krime e ka shpallur Parlamenti dhe ka pasur referendum të popullit. Rezultati ka qenë në favor me shumicë absolute, ka thënë Putin, transmeton koha.net.
Në Samitin e G20 në Australi, presidenti rus ka hasur në kritikat e të gjithë liderëve të tjerë për shkak të aneksimit të disa pjesëve të Ukrainës.