09 Janar 2025

Putin fiton zgjedhjet, njoftohen mijëra shkelje

Moskë, 5 mars - Me 98.47 për qind të votave të numëruara, rezultatet tregojnë se Vladimir Putin është fitues i zgjedhjeve presidenciale në Rusi pasi qe ai ka grumbulluar në mbështetje të vet rreth 64 për qind të votave.

Kryeministri rus ka fituar 63.9 për qind të votave, gjë që pritej edhe para hapjes së votimeve më 4 mars.

Më tej renditja e kandidatëve të tjerë paraqitet e tillë: Udhëheqësi i Partisë Komuniste të Federatës Ruse (KPRF) Gennadi Zyuganov ka grumbulluar 17% të votave.

Pas tij vjen kandidati i vetëpromovuar, miliarderi Mikhail Prokhorov me 7% të votave, Lideri i Partisë Liberal Demokratike të Rusisë (LDPR) Vladimir Zhirinovski me afro 6% të votave dhe themeluesi i Partisë “Rusia e Drejtë” Sergei Mironov me gati 3% të votave.

Putin u tha rreth 100,000 mbështetësve të tubuar në Sheshin Manezh të Moskës se ka arritur “fitore të pastër”.

“Faleminderit të gjithëve që i thanë ‘po’ Rusisë së madhe. Kemi fituar një luftë të ndershme dhe të drejtë. Këto nuk ishin vetëm zgjedhjet për presidentin e Rusisë. Këto ishin një provë e rëndësishme për të gjithë ne”, ka thënë Putin para masës.

Në Çeçeni raportohet se 99.73 për qind e votave ishin në favor të Putinit.

Vëzhguesit e zgjedhjeve si Lifshic, janë ata tek të cilët referohen shumë organizata joqeveritare, kur flasin për shkelje gjatë zgjedhjeve presidenciale. Këto shkelje duhet të jenë me mijëra.

Shenja të pashpjegueshme në listat e zgjedhjeve, duket të mos jenë ndonjë problem i madh në krahasim me rastet që njoftohen nga qendra të tjera votimesh.

Para zhvillimit të zgjedhjeve, siç shihet në kamerat e përdorura për herë të parë gjatë këtyre zgjedhjeve, janë hedhur vota në kutitë e votimeve.

Këtë e bëri të ditur në mbrëmje në Moskë Elena Bytshkova, nga aleanca e shoqërisë civile "Për zgjedhje të ndershme".

Edhe vëzhgues të organizatës joqeveritare "Golos" njoftuan për disa parregullsi. Fallsifikimet në zgjedhje janë më të rafinuara se gjatë zgjedhjeve parlamentare të dhjetorit 2011, thonë ekspertët e "Golos" në Moskë.

Shumë shpesh fjala ka qenë për "karuselët", për rastet kur grupe të tëra zgjedhësish kanë votuar disa herë.

Në Komisionin Qendror të zgjedhjeve sundon skepticizmi. Flitet shumë për fallsifikime, por dëshmi për to nuk kanë ardhur ende, thotë nënkryetari Stanislaw Wawilow.

Ish-agjenti i KGB-së ka shërbyer edhe dy mandate presidenciale, nga viti 2000 deri më 2008

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)