Putin: Do ta ndihmoj Serbinë për çështjet e Kosovës
Beograd, 16 tetor - Presidenti rus, Vladimir Putin, është zotuar se do të ndihmojë Serbinë për të gjitha çështjet lidhur me Kosovën.
Ai këtë premtim e ka dhënë gjatë vizitës së tij në Beograd, sot, ku po merr pjesë në një paradë ushtarake në Beograd.
Putin i ka thënë Presidentit serb, Tomislav Nikolic se Rusia mbetet e vendosur dhe e pa ndryshueshme në raport me Kosovën.
Ne kemi qëndrim parimor mbi këtë çështje dhe nuk do të ketë ndryshime, është shprehur Putin.
Ai ka shtuar, se Rusia, e ka ndihmuar Serbinë në të kaluarën, dhe do ta ndihmojë edhe në të ardhmen.
Në Rusi, miqësia nuk është tregti, është shprehur Putin.