12 Janar 2025

Pritet të rifillojnë negociatat rreth ribashkimit të Qipros

Nikozia, 15 maj - Krerët e grupeve etnike të ndara greke dhe turke në Qipro do të rifillojnë bisedimet për paqe të ndërmjetësuara nga Organizata e Kombeve të Bashkuara, të cilat u ndërprenë gjatë vitit të kaluar.

Presidenti Nikos Anastasiades dhe udhëheqësi i Republikës Turke të Qipros së Veriut, Mustafa Akinci, do të rinisin procesin e bisedimeve ditën e sotme në zonën neutrale të Nikozisë. Bisedimet e së premtes u njoftuan pas një takimi të ndërmjetësuar nga OKB-ja të hënën.

Negociatat ngecën në tetorin e kaluar, kur grekët qipriotë u larguan në shenjë proteste pasi një anije turke nisi kërkimet për gaz natyror në brigjet jugore të ishullit.

I dërguari i OKB-së, Espen Barth Eide, ish-ministri i mbrojtjes në Norvegji, e ka cilësuar nismën si “një mundësi unike”.

Forcat paqeruajtëse të OKB-së vlerësojnë se 165.000 qipriotë grekë u larguan apo u dëbuan nga veriu, ndërsa 45.000 qipriotë turq u larguan nga jugu, edhe pse palët në konflikt thonë se këto shifra janë më të larta. Kompensimi i banorëve të zhvendosur mbetet një nga çështjet më të mprehta në bisedime.

Republika Turke e Qipros e vetëshpallur si e tillë është e izoluar diplomatikisht, ndërsa njihet vetëm nga Turqia.  Në muajin prill Akinci fitoi zgjedhjet në pjesën turke dhe ka premtuar zgjidhjen e këtij problemi 20 vjeçar.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)