Presidentja Jahjaga u takua me Presidentin Barak Obama
New York, 26 shtator - Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga mori pjesë në pritjen tradicionale të Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, zotëri Barak Obama, për liderët e shteteve pjesëmarrëse në sesionin e rregullt vjetor të Asamblesë së Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara.
Obama ka bërë pritje për liderët shteteve pjesëmarrëse në sesionin e rregullt vjetor të Asamblesë së Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara.
Jahjaga gjatë qëndrimit të saj në sesionin e 69 të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara që po mbahet në New York, ka zhvilluar takime me homologë të vendeve të ndryshme duke shfaqur të arriturat e Kosovës dhe kërkuar mbështetje të vendeve përkatëse, si dhe njohje të Republikës së Kosovës nga disa vende që ende nuk e kanë bërë.