Presidentja Jahjaga po qëndron në një vizitë dy ditore në Jordani
Aqaba, 12 mars - Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga u takua sot me Lartmadhërinë e Tij Mbretin Abdullah II të Mbretërisë Hashemite të Jordanisë për të diskutuar rreth zhvillimeve të fundit në rajon dhe kontributin e dy shteteve në luftën kundër ekstremizmit të dhunshëm dhe radikalizmit.
Presidentja dhe Lartmadhëria e Tij poashtu iniciuan një marrëveshje ligjore për ndihmë të ndërsjellë në çështje penale mes Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë Hashemite të Jordanisë që do të nënshkruhet nga autoritetet përgjegjëse së shpejti.
Presidentja Jahjaga po qëndron në një vizitë dyditore në Aqaba të Jordanisë për të marrë pjesë në një forum të nivelit të lartë ku do të trajtohen sfidat globale, përfshirë ekstremizmin e dhunshëm dhe radikalizmin.