Presidentja Jahjaga përmbylli vizitën zyrtare në Shqipëri
Prishtinë, 12 shtator - Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga në përmbyllje të vizitës zyrtare në Republikën e Shqipërisë, vizitoi qytetin e Shkodrës. Presidentja Jahjaga, e shoqëruar nga kryetarja e Bashkisë së Shkodrës, zonja Voltana Ademi vizitoi kalanë e Rozafës dhe fonotekën \"Marubi\'.
Në një deklaratë bërë me këtë rast Presidentja Jahjaga tha vizitën e saj të parë shtetërore në Republikën e Shqipërisë po e përfundon pikërisht me vizitën në qytetin jashtëzakonisht të bukur të Shkodrës, me një mikpritje të jashtëzakonshme nga ana e kryetares.
\"Unë e them që është qyteti i gërshetimit të traditës dhe kulturës së lashtë që ka kjo anë. Ky është vend historik dhe me të vërtet më la përshtypje jashtëzakonisht të madhe, sidomos ky simbol i qëndresës, kalaja e Rozafës, që për neve shqiptarëve ka një domethënie të jashtëzakonshme.\"
\"Falënderoj qytetarët e Shkodrës, që kanë mundur gjithmonë ta ruajnë dhe ta kultivojnë këtë traditë të gjatë dhe ta bartin nga një gjeneratë në gjeneratën tjetër\", theksoi Jahjaga.
Presidentja Jahjaga qëndroi për vizitë zyrtare në Republikën e Shqipërisë, me ftesë të Presidentit Bujar Nishani.
Përveç me z.Nishani, Presidentja Jahjaga u takua edhe me kryeministrin Rama, kryeparlamentarin Meta, kryebashkiakun e Tiranës, Veliaj, kryetarin e Partisë Demokratike, Basha, shkrimtarin Ismail Kadare e zyrtarë të tjerë. Ajo gjithashtu vizitoi edhe Beratin dhe Shkodrën.