13 Janar 2025

Presidentja Jahjaga merr pjesë në inaugurimin e presidentes kroate

Zagreb, 15 shkurt - Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, po qëndron në Zagreb, ku do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentes së re të Kroacisë, Kolinda Grabar Kitaroviq.

“Krenare për miqësinë ndërmjet dy vendeve tona”, ka shkruar Jahjaga në llogarinë e saj në Facebook.

Mediat kroate kanë raportuar se krahas presidentit të Shqipërisë, Bujar Nishani, dhe presidentëve tjerë të shteteve të Ballkanit, aty do të jetë edhe presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga.

Në inaugurimin e Kitaroviqit do të mungojë presidenti i Ukrainës, Petro Poroshenko.

Ai e ka anuluar pjesëmarrjen për shkak të rritjes së konflikit në mes të Ushtrisë ukrainase dhe separatistëve prorusë.

Sipas mediave kroate, Jahjaga do të jetë e ulur në rendin e parë të anës së djathtë, krahas presidentit Nishani, atij të Sllovenisë Borut Pahor, të Sllovakisë Andrej Kishka, të Hungarisë Janos Ader, presidentit të Maqedonisë Gjorgje Ivanov, atij malazez Filip Vujanoviq, dhe përfaqësuesve nga Bosnja.

Nga Serbia do të marrë pjesë kryeministri Aleksandër Vuçiq, ndërsa do të ketë përfaqësues nga Gjermania, Çekia, Polonia, SHBA, etj.

Grabar Kitaroviq ka fituar rrethin e dytë të zgjedhjeve presidenciale në Kroaci më 11 janar të këtij viti.

Pas inaugurimit, ajo do të jetë njëra nga vetëm 11 presidentet e shteteve në gjithë botën.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)