Presidenti serb Tomislav Nikoliç i shpëton një atentati
Bograd, 5 nëntor - Presidenti serb Tomislav Nikoliç i ka shpëtuar një atentati. Sipas mediave serbe një zyrtar i lartë i Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë, në orët e para të së premtes ka tentuar të vrasë presidentin serb.
Raportet nga Beogradi flasin se ka qënë një aksion i mirëorganizuar ndërsa është përfshirë edhe një zyrtar i lartë i policisë serbe.
Ndërkohë edhe kabineti preidentit te serbise Tomislav Nikoliç ka konfirmuar se të premten në mëngjes në autostradë ka pasur një aksident, por duke mos dhënë asnjë hollësi tjetër.
Presidenti Nikoliç shpreh besimin e tij të plotë në anëtarët e Ministrisë së Brendshme të Serbisë, thuhet në deklaratën e lëshuar nga zyra e presidencës serbe.
Në këtë deklaratë theksohet se Presidenti beson se do të hetohet deri në fund incidenti i tij.
Sipas mediave serbe incidenti ka ndohur në autostradën Beograd-Nish ndërsa një oficer me automjetin e tij disa herë ka provokuar kolonën në të cilën udhëtonte presidenti Nikoliç.
Mediat e Beogradit ketë e kanë konsideruar si sulm dhe atentat.