Presidenti Obama në Havai për pushime
Havai, 21 dhjetor - Presidenti Barack Obama, Zonja e Parë Michelle, vajzat e tyre dhe madje edhe dy qentë mbërritën në Havai për pushimet dimërore.
Zoti Obama ka lindur në Havai, ku ka kaluar edhe një pjesë të mirë të fëmijërisë.
Familja Obama i ka bërë pushimet dimërore në Havai, çdo vit që kur Presidenti Obama u zgjodh në detyrë.
Presidenti Obama e kalon kohën më të madhe të pushimeve duke luajtur golf me miqtë e tij dhe ndonjëherë me ndonjë figurë të njohur ose atlet profesionist.
Ai the zoti Obama, shkojnë gjithashtu në restorantet e Honolulusë dhe gjithë familja bën shëtitje, apo shkon në plazh së bashku.