Presidenti Nishani merr mesazh falënderimi nga presidenti francez
Tiranë, 28 qershor - Presidenti shqiptar Bujar Nishani ka marrë një mesazh falënderimi nga presidenti i Republikës Franceze, Emmanuel Macron.
Zoti President, dëshiroj tju falënderoj për dashamirësinë e madhe që treguat duke më dërguar urimet tuaja me rastin e zgjedhjes sime si President i Francës\", thuhet në mesazh.
\"Duke më zgjedhur në postin e Presidentit të Republikës, francezët zgjodhën Evropën, një Evropë më të fortë dhe të orientuar drejt së ardhmes\".
Macron po ashtu vlerëson punën e kryer gjatë mandatit të Nishanit në dobi të afrimit të Shqipërisë me Evropën.
\"Vendi juaj ka bërë përparime të rëndësishme, veçanërisht në fushën e reformës së drejtësisë dhe luftën kundër korrupsionit. Unë kam besim në mundësitë e Shqipërisë për të vazhduar më tej reformat\", thuhet më tej në mesazh.
\"Duke ju përsëritur falënderimet e mia për urimet e përzemërta, ju lutem të besoni zoti President në shprehjen e konsideratës sime shumë të lartë, përfundon mesazhin e tij presidenti francez Emmanuel Macron.