12 Janar 2025

Presidenti francez viziton Kubën

Havana, 11 maj - Presidenti francez, Francois Hollande, ka arritur sot në Kubë për bisedime me presidentin e këtij vendi, Raul Castro.

Raportohet se kjo është fitorja e parë e liderit francez në Kubë, për më tepër se një shekull, dhe vizita e parë e një shefi të shtetit perëndimor, prej shpalljes së afrimit ndërmjet Uashingtonit dhe Havanës. Presidenti Hollande tha se qëllimi i tij është që “Franca të jetë e para prej vendeve evropiane dhe e para ndër shtetet perëndimore, që të jetë në gjendje tu thotë kubanëve se ne do të jemi në anën e tyre, nëse ata vendosin të lëvizin kah hapja”.

Dje, presidenti i Kubës, Raul Castro, në Vatikan është takuar me Papën Françesk, të cilin e lavdëroi për ndërmjetësimin e ripërtritjes së raporteve të Kubës me Shtetet e Bashkuara. Castro tha se ishte i impresionuar me Papën Françesk dhe ndoshta ai do të mund të kthehej në fenë katolike, pasi ishte lindur si katolik. Kastro ka marrë pjesë në manifestimet në Moskë me rastin e shënimit të Ditës së Fitores së Rusisë në Luftën e Dytë Botërore.(REL)
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)