09 Janar 2025

Posselt: PE-ja nuk e njeh fusnotën

Bruksel, 7 mars - Eurodeputeti gjerman nga CSU, Bernd Posselt, ka theksuar se Kryeministri i Kosovës do të kishte mundur ta kundërshtonte frusnotën, por jo edhe ta refuzonte.

Në një tubim me mërgimtarët shqiptarë të organizuar nga Shoqata Bavareze – Kosovare në Munich të Gjermanisë, Posselt, ai ka thënë se kjo kërkesë ka ardhur nga Serbia, është përkrahur fuqishëm nga Brukseli, por vendim ka marrë SHBA-ja, që është miku më i madh i Kosovës dhe i shqiptarëve.

“Thaçi nuk e ka dashur fusnotën, por se kjo është një rrugë, pak sa më e tërthortë e aspiratave të shqiptarëve të Kosovës drejt Bashkimit Europian”, ka thënë ai. Posselt ka deklaruar se as opozita nuk do të kishte pasur rrugë tjetër, pos pranimit të fusnotës.

“Fusnota është një derë, si t`i themi për dialog dhe pjesëmarrje direkte, që ishte kërkesë nga ato pesë vende të BE-së, të cilat nuk e kanë njohur Pavarësinë e Kosovës”, ka thënë ai.

Sipas tij është shumë më me rëndësi që 22 vendet të cilat e kanë njohur pavarësinë, nuk e kërkojnë, që të jetë në protokolin e marrëdhënieve me to.

“Pra, Parlamenti i Evropës me dy të tretat e ka njohur Kosovën, prandaj edhe nuk e njeh fusnotën”, ka theksuar eurodeputeti gjerman nga radhët e CSU.

Ai ka paralajmëruar se në dy javët e ardhme do të jetë në Strasburg një debat i nxehtë, për statusin e Kosovës dhe fusnotën. Posselt, ka deklaruar që beson se aty do të merr pjesë edhe Ministëri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)