Policia serbe arreston lordin ballkanik të drogës Dragoslav Kosmajac
Beograd, 10 nëntor - Dragoslav Kosmajac, i konsideruar lordi më i madh i drogës në Ballkan, u arrestua sot nga policia serbe, gjatë një superaksioni në Beograd.
Bashkë me të u arrestuan edhe shtatë persona të tjerë, thanë burime nga policia serbe. Të arrestuarit dyshohen për pesë krime, nga organizim krimesh deri në evazion fiskal, deklaroi ministri i Brendshëm serb, Nebojsha Stefanoviç në një konferencë shtypi në Palace of Serbia.
Pesë muaj punë çuan në arrestimin e Kosmajacit në shtëpinë e tij në Beograd, theksoi ai. Të gjithë të arrestuarit janë qytetarë serbë, tha Stefanoviç.