Policia boshnjake shpartalloi një grup për krime kibernetike
Sarajevë, 22 qershor - Gjatë një operacioni policor në disa qytete në Bosnjë dhe Hercegovinë u arrestuan 8 veta me akuzë për shitje të të dhënave personale të qytetarëve boshnjakë.
Operacioni është kryer me urdhëresë të prokurorisë, e cila po zhvillon hetimin për tregti të paligjshme me të dhëna personale dhe falsifikim të dokumenteve për identitet për nevojat e grupeve të organizuara kriminale nga vende të tjera evropiane.