Plenkoviç: Strasburgu ta dënojë Sheshelin
Bruksel, 23 nëntor - Deputeti kroat i PE-së, Andrej Plenkoviç ka futur në rendin e ditës një rezolutë, me anë të së cilës kërkon që kolegët e tij parlamentarë ta mbështesin, që krimineli serb i luftës, Vojislav Shesheli të dënohet nga Strasburgu.
Anëtarët e Parlamentit Europian duhet të shqyrtojnë tekstin e rezolutës, të cilën më pas duhet ta diskutojnë dhe votojnë në seancën plenare të ditës së enjte.
Shesheli, ish-kryeministëri i Serbisë, lider i radikalëve serbë, akuzohet për krime lufte në Serbi, Kroaci dhe në Bosnje.
Ai u lirua përkohësisht nga Haga dhe gjatë lirimit ka ngacmuar jo pak kroatët, teksa deklaroi se Serbia e Madhe duhet të bëhet realitet dhe e cilësoi ditën më të zezë të historisë së kroatëve, sulmin e serbëve mbi Vukovar, si \"çlirim të Vukovarit\".