11 Janar 2025

Phillips: Evropa ka dështuar me Kosovën

Washington, 16 nëntor - Kosova jo vetëm se është vonuar në ndërtimin e një shteti me prosperitet, por edhe është kthyer prapa.

Fatkeqësisht angazhimi i udhëheqësve të shtetit të saj, është i ndikuar nga qëllimet e ambicieve personale të vetëpasurimit. Korrupsioni dhe aktivitetet kriminale kanë lulëzuar.

Kështu thotë për “Zërin”, ish-këshilltari i OKB-së dhe i Departamentit Amerikan të Shtetit, David Phillips.

Autori i librit “Çlirimi i Kosovës” dhe bashkëpunëtori i ngushtë i ambasadorit Richard Hollbrook kritikon Evropën për politikat e gabuara të saj ndaj Kosovës.

Ai thotë se ndarja etno-territoriale e Kosovës është projekt i Millosheviqit, dhe para këtij presioni nuk guxon të bjerë Kosova.

Sipas tij, e vetmja përfituese e bisedimeve Prishtinë – Beograd, është Serbia. Si një parakusht për dialog, BE-ja duhet t\'i japë Kosovës liberalizimin e vizave dhe jo ta shpërblejë krejt në fund të procesit.

”Liberalizimi i vizave duhet të jetë një parakusht për angazhimin në negociata politike me Serbinë”, deklaron Phillips.

/Zëri/

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)