12 Janar 2025

Përplasen dy autobusë në Bangladesh, 15 të vdekur

Bangladesh, 19 korrik - Nga përplasje e dy autobusëve në veri të në Bangladeshit kanë mbetur të vdekur të paktën 15 persona, duke përfshirë edhe shoferët e tyre.

Sipas informacioneve të zyrtareve vendas aksidenti i rëndë ka ndodhur të dielën në mëngjes. Përplasja ndodhi në perëndim të urës Bangabandhu, ura më e madhe në lumin Jamuna në vend, që përshkon vendin nga veriu në jug.

Mësohet se një nga autobusët po udhëtonte drejt kryeqytetit të Bangladeshit, Daka dhe tjetri ishte duke udhëtuar në drejtim të kundërt.

Inspektori i policisë lokale, Helal Uddin u shpreh për  AA se 12 persona kanë gjetur vdekur në vend, ndërsa tre të tjerë kanë humbur jetën gjatë transportimit për në spital. Gjithashtu ai ka konfirmuar se mbi 50 persona janë plagosur nga ky aksident.

Të gjithë pasagjerët e plagosur janë dërguar në spitale të ndryshme për të marrë ndihmën e parë mjekësore.

Ndërkohë autoritetet në vend kanë nisur hetimet për të përcaktuar shkaqet e këtij aksidenti.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)