Përmbytje të mëdha në Luiziana
Zyrtarët thonë se janë gjetur trupat e dy njerëzve që kanë humbur jetën nga përmbytjet e mëdha në Luizianën juglindore, duke përfshirë qytetin New Orleans.
Reshje të mëdha kanë përjetuar edhe shtetet Mississippi dhe Alabama.
Banorët e një pjese të madhe të rajonit janë paralajmëruar se përmbytjet do të vazhdojnë deri të dielën.
Rritja e nivelit të ujërave kanë nxjerrë nga autostrada shumë makina dhe të paktën një kamion. Shumë njerëz janë detyruar të evakuohen nga shtëpitë e tyre.
Ekipet e shpëtimit vazhdojnë kërkimin e banorëve të bllokuar.