09 Janar 2025

Përmbyset barka me 100 emigrantë në në Detin Mesdhe

Romë, 15 janar - Në afërsi të brigjeve të Libisë në Detin Mesdhe është përmbysur barka me 100 emigrantë në bord.

Sipas lajmit të agjencisë italiane të lajmeve ANSA, barka u përmbys 30 mile detare larg nga brigjet e Libisë ekipet e shpëtimit nga vendi i ngjarjes shpëtuan 4 të mbijetuar dhe nxorën 8 kufoma të emigrantëve.

Në lajm thuhet se emigrantët e shpëtuar në deklaratat e tyre bënë të ditur se në barkë ndodheshin 107 emigrantë, prandaj edhe punimet e kërkim-shpëtimit vazhdojnë krahas kushteve të këqija të motit.

Në operacionin e kërkim-shpëtimit, i cili menaxhohet nga Komanda e Rojeve Bregdetare në Romë, janë përfshirë edhe njësitë detare më të afërta me vendin e ngjarjes të Agjencisë Operative të Bashkëpunimit për Administrimin e Kufijve të Bashkimit Evropian (FRONTEX).

Ndërkohë në orët e hershme të mëngjesit në zonën e njëjtë u ndërmor një operacion për shpëtimin e një barke tjetër që transportonte emigrantët me çrast nga deti u nxorën trupat e pajetë të 3 personave.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)