Për Gjermaninë Itinerari Ballkanik është pjesë e së kaluarës
Berlin, 7 maj - Ministri i jashtëm i Gjermanisë Thomas de Maiziere tha se Itinerari Ballkanik nuk do të mund të përdoret më nga refugjatët si rrugë për arritjen e Austrisë, Gjermanisë dhe shteteve të Evropës Qendrore.
Gjatë vitit 2015 këtë rrugë përmes Greqisë, Maqedonisë, Serbisë, Kroacisë dhe Sllovenisë deri në Austrinë dhe Gjermaninë e kaluan të paktën 750 mijë veta, kurse nga fillimi i vitit 2016 deri në mbylljen e kufirit grek nga ana e Maqedonisë atje kaluan akoma rreth 90 mijë veta. Tani Gjermania shqetësohet se gjatë verës gjithnjë e më shumë klandestinë do të përpiqen që të arrijnë Evropën duke nisur nga Libia deri në brigjet italiane të Detit Mesdhe.