Për dy muaj Maqedonia i ka kthyer Greqisë 12 000 imigrantë
Shkup, 28 maj - Autoritetet në Shkup njoftuan se, gjatë dy muajve të kaluar janë kthyer mbrapa në Greqi pothuajse 12 000 imigrantë ilegal.
Ministri i punëve të brendshme Mitko Çavkov komenton se transferimi i imigrantëve nga Idomeni në qendrat zyrtare të pranimit do të ulë tensionin, por nuk sfidat nga kriza e refugjatëve do të mbeten. Gardhi prej tela dhe prania ushtarako-policore në rajonin e kufirit jugor po mbeten, që të garantohet siguria e shtetit dhe të qytetarëve, deklaroi ministri.