11 Janar 2025

Për BE-në Thaçi president me proces “jo të qartë” e “përçarës”

Bruskel, 5 mars - As një javë pas zgjedhjes si President i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, së paku jo formalisht dhe publikisht, nuk ka marrë urimet e zakonshme që i dërgon Bashkimi Evropian në raste të tilla.

Kanë munguar kësaj radhe jo vetëm deklaratat formale kurtoazie që i dërgojnë Kryetari i Këshillit Evropian, apo ai i Komisionit, por edhe ato të përfaqësueses së lartë të BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri.

Madje nuk a pasur asnjë prononcim zyrtar për këtë, pos një deklarate që ka bërë zëdhënësja e BE-së e ngarkuar për çështje që lidhen me politikën e jashtme.

Edhe kjo deklaratë u është dërguar mediave me titullin “Deklaratë nga ana e personit zëdhënës për ngjarjet rreth zgjedhjes së presidentit të Kosovës”.

Tentimet e disa burimeve të BE-së për të lënë përshtypjen se kinse një gjë e tillë është e parëndësishme, dhe se “BE-ja as në raste të tjera nuk ka uruar të zgjedhurit” ka qenë shumë lehtë të hidhen poshtë po ashtu, sepse në arkiva mund të gjenden shumë “përshëndetje” “mirëpritje” dhe “urime për presidentin e zgjedhur” dhe atë për raste nga Evropa e deri tek Ishujt Marshall.

Madje presidentit të Serbisë, Tomislav Nikoliq, gabimisht duke shkaktuar një lloj skandali BE-ja me një deklaratë ia kishte uruar fitoren edhe para se të mbylleshin vendvotimet dhe e kishte tërhequr atë deklaratë për t’ia uruar më vonë kur u konfirmua rezultati, shkruan Koha Ditore.

/Koha Ditore/

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)