Pengu amerikan ekzekutohet nga ISIS
Damask, 16 nëntor - Një video e publikuar në internet tregon se militantët e ISIS kanë vrarë një punonjës amerikan, Abdul-Rahman Kassig.
Në video, një militant i maskuar qëndron mbi një kokë të prerë duke thënë se është e punonjësit Kassig.
Punonjësi i ndihmës, i njohur si Peter Kassig para se të konvertohej në mysliman, u rrëmbye në Siri vitin e kaluar.
Në tetor, një video e IS për vrasjes e punonjësit britanik të ndihmës, Alan Henning, përfundonte me një kërcënim për jetën e Kassig.
Nuk u arrit të konfirmohej se Kassig ishte videon e funt të publikuar nga ISIS, ku tregoheshin trupat e vrarë të disa ushtarëve sirianë.
Prindërit e Kassig, të cilët jetojnë në shtetin amerikan të Indianas, muajin e kaluar publikuan një letër të shkruar nga djali i tyre, në të cilën tregonte tensionet e skllavërisë.
\"Kjo është gjëja më e vështirë me të cilën një njeri mund të përballet, stresi dhe frika janë të papërshkrueshme. Ata na thonë na keni braktisur dhe nuk ju intereson më për ne. Por ne e dimë që ju jeni duke bërë gjithçka që mundeni dhe më tepër. Mos u shqetëso babi, në qoftë se unë iki nga kjo jetë, nuk do mendoj asgjë që nuk ekziston. Ti dhe mami më doni më shumë se hëna dhe yjet, shkruan Kassig.