12 Janar 2025

PE miraton rezolutën e Srebrenicës

Bruksel, 9 korrik - Deputetët e Parlamentit Europian kanë miratuar rezolutën për Srebrenicën. Gjatë seancës së sotme parlamentare ne Strasburg u miratua rezoluta që dënon ashpër gjenocidin e kryer nga forcat serbe në Srebrenicë nën komandën e gjeneralit, Ratko Mlladiq, dhe njësitë paramilitare.

Gjithashtu, rezoluta dënon veton e përdorur nga Rusia kundër Rezolutës britanike për Srebrenicën në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, si dhe miraton vendimin që 11 korriku të shpallet ditë zie në Bosnje-Hercegovinë në kujtim të viktimave.

Po ashtu, Kongresi amerikan ka vendosur të votoj një Rezolutë të tillë gjatë ditës së nesërme.

Në këtë mënyrë dënohet ashpër masakrimi i 8000 burrave dhe djemve myslimanë, si dhe përmes njohjes së krimit mund të arrihet deri tek paqja e vërtetë në Ballkan.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)