PE kërkon vendosjen e vizave për shtetasit e ShBA-së
Bruksel, 3 mars - Parlamenti Europian miratoi një rezolutë jodetyruese ku i bën thirrje Komisionit Europian të vendosë përkohësisht regjimin e vizave për shtetasit e Shteteve të Bashkuara.
Rezoluta është një mjet presioni për Uashingtonin për të vendosur një regjim pa viza për të gjithë vendet e bllokut europian.
Me regjimin e tanishëm, shtetasit nga Bullgaria, Kroacia, Qioproja, Polonia dhe Romania duhet të pajisen me vizë për të hyrë në ShBA.
Ndërsa qytetarët amerikanë mund të hyjnë në të 28 vendet e bllokut pa vizë.
Është ende e paqartë nëse Komisioni Europian do të veprojë sipas rezolutës për të vendosur viza për shtetasit e ShBA-së brenda dy muajve të ardhshëm.