09 Janar 2025

Pas zgjedhjeve në Serbi, vazhdon dialogu me Kosovën

Beograd, 3 mars - Shefi i ekipit negociator të Qeverisë së Serbisë, Borisllav Stefanoviq deklaroi se dialogu ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit do të vazhdojë pas zgjedhjeve parlamentare në Serbi.

Stefanoviq theksoi se çështja e energjetikës dhe telekomunikacionit, lirisë së qarkullimit të KFOR-it dhe EULEX-it do të jetë e rëndësishme për vendimin e datës të fillimit të negociatave të Serbisë për pranim në BE dhe këto do të jenë sfida me të cilat do të ballafaqohet Qeveria e re e Serbisë.

Stefanoviq ka përsëritur se “nuk është vendosur kufiri në Kosovë” dhe Serbia “nuk e ka dhënë Kosovën”, si zëvendësim për statusin e kandidatit për pranim në BE. Shefi i ekipit negociator të Qeverisë së Serbisë rikujtoi se në jug të Ibrit nuk ekziston asgjë që quhet Telekom Serbia dhe Elektroekonomia e Serbisë dhe shtoi se “vetëm në veri të Kosovës ekziston ai sistem”.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)