Pas 30 vjetësh bie borë në Sarandë
Sarandë, 10 janar - Saranda është zgjuar ditën e sotme e zbardhur nga dëbora, e cila mungonte në këtë qytet thuajse prej 30 vjetësh.
Pak ditë më parë, dëbora mbuloi thuajse gjithë territorin e vendit, duke shkaktuar probleme të shumtë sidomos në zonat veriore.
Ditët e kaluara dëbora nuk mungoi edhe në qytetin e Durrësit, ndërsa tashmë ishte radha e Sarandës për tu mbuluar nga bora e lehtë