12 Janar 2025

Partitë pro pavarësisë fitojnë në Kataloni

Barcelonë, 28 shtator - Partitë të cilat përkrahin idenë e ndarjes së Katalonisë nga Spanja, kanë fituar shumicën e vendeve në parlamentin rajonal.

Nga rezultatet e votimit del se grupi i separatistëve “Sëbashku për Po”, ka fituar 62 vende, nga 135 sa ka gjithsej parlamenti.

Nëse ata bashkohen me partitë e majta, të cilat përkrahin idenë e pavarësisë së Katalonisë, ata do t’i kenë 68 ulëse në parlament, po aq sa nevojiten për të shtyre planin për pavarësimin e Katalonisë, nga Spanja, në vitin 2017.

Separatistët kanë përkrahur referendumin e pavarësisë për një kohë të gjatë, gjë të cilën qeveria qendrore në Spanjë nuk e lejon.

Parlamenti me seli në Barcelonë, është rajon me 7.5 milionë banorë, në kufi me Francën, dhe përfaqëson gati 1/5 e prodhimit ekonomik të Spanjës.(rel)
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)