Parlamenti Evropian: EULEX-i të veprojë në gjithë Kosovën
Bruksel, 13 shtator - Parlamenti Evropian e mbështet zgjerimin e Bashkimit Evropian me vendet e Ballkanit Perëndimor, por ka shprehur shqetësim për shkak të jostabilitetit politik, ndjeshmërisë së institucioneve, korrupsionit të përhapur, krimit të organizuar, pastaj për çështjet e pazgjidhura bilaterale, gjë që e dobëson përparimin e disa vendeve kah anëtarësimi në BE.
Kështu konstatohet në Rezolutën për politikë të jashtme dhe siguri të BE-së, të cilën sot e ka miratuar Parlamenti Evropian në Bruksel.
Në rezolutë, mëtutje, përmendet edhe roli i misionit të BE-së në Kosovë, EULEX, me çrast theksohet se pritjet janë që ky mision të jetë në masë të plotë veprues në gjithë territorin e Kosovës, përfshirë edhe veriun, si dhe ta forcoj luftën kundër korrupsionit në të gjitha nivelet, përfshirë edhe luftën kundër krimit të organizuar.