13 Janar 2025

Parlamenti Europian miraton draft-rezolutën për Shqipërinë

Prishtinë, 14 prill - Komisioni i Jashtëm në Parlamentin Europian ka votuar paraditen e së martës draft-rezolutën për Shqipërinë, pas debatit të nisur një ditë më parë.

Nga informacionet e fundit mësohet se rezolutës, e hartuar nga raportuesi Knut Fleckenstein, i janë shtuar disa amendamente.

Burime nga Brukseli bëjnë me dije se draft-rezoluta u miratua nga Komisioni i Jashtëm me 51 vota pro dhe 3 kundër.

Përgjithësisht, gjatë debatit të së hënës, grupet politike konfirmuan mbështetjen për draft-rezolutën, përfshirë nisjen e shpejtë të negociatave, nëse vendi përparon mjaftueshëm me 5 prioritetet kyçe dhe zhvillon dialog politik të qëndrueshëm.

Vlerësimi i raportuesit Knut Fleckenstein për Shqipërinë ishte “gjysmë gote”, sidomos sa i takon luftës ndaj krimit të organizuar.

Nga 192 amendamente, rreth 140 prej tyre u grupuan në 16 amendamente kompromisi, 9 të tjera u quajtën të pranueshme nga raportuesi, ndërsa u rrëzuan amendamentet e Frontit Nacional dhe eurodeputetëve të tjerë ekstremistë mbi mosanëtarësimin e vendit në BE. 

/top chanel/

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)