Parlamenti Europian diskuton sot raportin për Shqipërinë
Bruksel, 13 prill - Komisioni i Jashtëm i Parlamentit Europian në Bruksel pritet të diskutojë sot raportin e Knut Fleckenstein për Shqipërinë.
Raporti i progresit për Shqipërinë i raportuesit për vendin tonë në Parlamentin Europian, Knut Fleckenstein do të votohet ditën e martë më 14 prill, po në Komisionin e Jashtëm të Parlamentit Europian.
Ndërkohë, raporti final do të miratohet zyrtarisht në seancën e Strasburgut nga data 27 dhe 30 prill.