Pakistani njeh Republikën e Kosovës
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Kosovës, Artan Behrami e ka konfirmuar se ky shtet e ka njohur pavarësinë e vendit.
Ne kemi marr sot konfirmimin zyrtar të njohjes nga Pakistani, dhe jemi ne pritje të njohje verbale e cila pritet të vijë në Ministrinë e Punëve të Jashtme, ka thënë Behrami.
Zyrtarë të Qeverisë së Kosovës janë takuar me autoritete të Pakistanit disa herë dhe kanë kërkuar njohjen nga ky shtet.
Shteti aziatik me një popullsi 157 milionë banorësh vlerësohet të jetë njohje e rëndësishme për shkak të rolit që ka ky shtet në organizatën islamike dhe tek një varg shtetesh të tjera, që ende nuk e kanë marrë vendimin për njohjen e Kosovës
Njohja e pavarësisë nga ky shtet vlerësohet si mjaft e rëndësishme për faktin që mund të ketë një rol të jashtëzakonshëm në organizatën islamike, ku një pjesë e shteteve nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës.
Më herët gjatë muajit ishte shteti i Dominikës (Commonwealth of Dominica) që njohu pavarësinë e Kosovës, duke konfirmuar vendimin e tij përmes një note zyrtare që i dërgoi Ministrisë së Jashtme në Kosovë.