Pakistani konfirmon njohjen e Kosovës
Vendimi për njohjen e shtetit të Kosovës thuhet se është bërë në përputhje me aspiratat e popullit të Kosovës.
Kështu bëhet e ditur në web-faqen zyrtare të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Pakistanit.
Në kumtesën që ka publikuar Ministria e Jashtme pakistaneze thuhet se Qeveria e Pakistanit ka vendosur të njohë Republikën e Kosovës. "Vendimi është marrë në përputhje me aspiratat e popullit të Kosovës.
Qeveria e Pakistanit ka vendosur po ashtu që të akreditojë ambasadorin e saj në Republikën e Turqisë si ambasador të Republikës Islamike të Pakistanit në Republikën e Kosovës, thuhet në njoftim.
Ndërkaq, edhe Ministria e Jashtme e Kosovës ka bërë të ditur se pret shumë shpejt arritjen e notës verbale të njohjes nga Pakistani.
Zyrtarë të MPJ-së thanë po ashtu se pas arritjes së notës verbale, presin ndërmarrjen e hapave tjerë për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike.