11 Janar 2025

Pack: Opozita po vepron kundër interesave të Kosovës

Prishtinë, 2 dhjetor - Ish - deputetja e Parlamentit Evropian Doris Pack ka kritikuar ashpër bllokun opozitar, duke thënë se është turp për liderët e opozitës se si po veprojnë kundër interesave të vendit.

Ish- deputetja e Parlamentit Evropian Doris Pack në një reagim të sajin për gjendjen në Kosovë thotë se opozita po vepron kundër interesave të vendit.

“Opozita në Kosovë po vepron në mënyrë të papërgjegjshme kundër interesave të shtetit dhe gjeneratave të sotme dhe të ardhme. Ajo po shkatërron imazhin e Kosovës. Turp për liderët e Kosovës,” ka shkruar Pack në Twitter.

Ndryshe deklaratat e saj kanë ardhur pas zhvillimeve të fundit në Kuvendin e Kosovës me ç’rast u arrestuan dy deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje, Ismajl Kurteshi dhe Fisnik Ismaili dhe një deputet nga Nisma, Haxhi Shala pasi kishin hedhur gaz në seancë.

Deputetët u arrestuan për shkak te hedhjes së gazit lotsjellës në Kuvendin e Kosovës, ndërsa deputeti Ismaili për tentim të futjes se dy bombolave të gazit në objektin e legjislativit.

Pack është marrë shumë gjatë me çështjen e Kosovës dhe rajonit gjatë karrierës së saj të deritashme politike.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)