Pack: Koalicioni PDK-LDK i ofron vendit një qeveri stabile
Bruksel, 20 nëntor - Ishe eurodeputetja gjermane dhe mikja e madhe e Kosovës Doris Pack ka përshëndetur koalicionin e arritur mbrëmë midis LDK-së dhe PDK-së për bashkëqeverisje.
Në një intervistë ekskluzive për RTK- Radio ajo tha se ky koalicion do ti ofrojë vendit një qeveri stabile.
\"Një vend që është kaq i brishtë si Kosova, kërkon një qeveri me mbështetje të fuqishme parlamentare, për të përballuar sfidat e shumta që ka përpara, siç është dialogu me Serbinë, që duhet vazhduar, pastaj dhe shumë angazhime dhe obligime tjera ndërkombëtare që Kosova ka marrë përsipër\", ka theksuar ajo