Osmani kërkon përkrahje nga Sllovenia për anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare
Në takim me ta, Presidentja Osmani ka folur për marrëdhëniet e shkëlqyeshme të Kosovës me Slloveninë dhe është angazhuar që ato të thellohen më tej në të gjitha sferat, me theks të veçantë në intensifikimin e diplomacisë parlamentare.
Sipas Presidentes Osmani, diplomacia parlamentare është gjithmonë në shërbim të përafrimit të dy vendeve dhe thellimit të bashkëpunimit strategjik në mes tyre.
Presidentja Osmani në takim me zëvendëkryetarin e Parlamentit të Sllovenisë dhe kryetarin e Këshillit Kombëtar të Sllovenisë, ka potencuar rëndësinë e anëtarësimit të Kosovës në organizata ndërkombëtare si dhe përkrahjen e nevojshme nga Sllovenia në këtë drejtim.