12 Janar 2025

Organizata Islamike përkrah anëtarësimin e Kosovës në UNESCO

Jeddah, 13 shtator - Zëvendësministri i Jashtëm i Kosovës, Petrit Selimi, është duke qëndruar në një vizitë njëditore pune në selinë e Organizatës së Bashkëpunimit Islamik në Jeddah të Arabisë Saudite.

I shoqëruar nga Ambasadori i Kosovës në Arabinë Saudite, Rexhep Boja, zëvendësministri Selimi ka pasur takim pune me Sekretarin e Përgjithshëm të Organizatës së Bashkëpunimit Islamik, shkëlqesinë e tij Iyad Ameen Madani, si dhe me ekipin e ekspertëve të OBI-së.

Zëvendësministri Selimi ka njoftuar shkëlqesinë e tij Madani për ecurinë e lobimit për anëtarësimin e Kosovës në UNESCO dhe për hapat që kanë mbetur deri në mbledhjen e radhës së Komitetit Ekzekutiv dhe konferencës së UNESCO-s, ku pritet të votohet për Kosovën.

Dyzetë e katër shtete kanë bashkë-sponsoruar kërkesën e Kosovës për t’u futur në agjendën e Komitetit Ekzekutiv, përfshirë edhe shumë anëtarë të OBI-t.

Sekretari i Përgjithshëm i organizatës më të madhe që tubon shtetet islamike në botë, zëvendësministrit Selimi i ka premtuar angazhim të plotë të organizatës për anëtarësimin e Kosovës në UNESCO.

Bashkëbiseduesit po ashtu janë pajtuar që në ditët e ardhshme Ministria e Jashtme e Kosovës dhe OBI të punojnë se bashku në informimin e saktë të anëtarëve të OBI-it dhe UNESCO-s për situatën në Kosovë dhe për nevojën e Kosovës që të integrohet në rrjedhat globale të arsimit, shkencës, kulturës dhe trashëgimisë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)