Opozita: Janë mbi 100 mijë protestues
Shkup, 17 maj - Zëdhënësi i partisë opozitare LSDM Patar Shillegov thotë se në protestë marrin pjesë mbi 100 mijë protestues.
Ai thotë se populli do të qëndrojë para Qeverisë deri në dorëheqjen e kryeministrit Nikolla Gruevski. Dorëheqja nuk është larg dhe populli do të qëndrojë këtu, ndërsa theksoi se shprehet i kënaqur edhe me pjesëmarrjen e shqiptarëve.