05 Janar 2025

OKB vendos sanksione të reja ndaj Koresë së Veriut

New York, 6 gusht - Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara miratoi me shumicë votash sanksione të reja për Korenë e Veriut.

Rezoluta e hartuar si ndëshkim ndaj programit bërthamor të Penianit ndalon eksportet dhe kufizon investimet.

Sipas sanksioneve të reja, 1 miliard dollarë do t'i zbriten bilancit tregtar të Koresë së Veriut, shifër kjo sa një e treta e eksporteve të përgjithshme të vendit.

Rezoluta ndalon eksportin e qymyrgurit, hekurit, mineral hekurit, plumbit, mineralit të plumbit dhe ushqimet e detit.

Gjithashtu, rezoluta ndalon rritjen e numrit aktual të punëtorëve të Koresë së Veriut që punojnë jashtë vendit, ndërmarrjeve të reja të përbashkëta me Penianin dhe investimeve të reja në ndërmarrje të përbashkëta.

Përfaqësuesi i përhershëm i Kinës në OKB Liu Jieyi u shpreh se ka ardhur koha që Peniani të ulet në tryezën e bisedimeve për rinisjen e negociatave.

Sanksionet e reja të OKB-së thuhet se janë ndër më të ashprat që janë ndërmarrë ndaj Koresë së Veriut. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)