OKB sot vendos mes Jeremiqit dhe Çekulisit
New York, 8 qershor - Vendet anëtare të Kombeve të Bashkuara do të vendosin sot në New York për presidentin e ardhshëm të Asamblesë së Përgjithshme.
Në garë janë shefi i diplomacisë serbe, Vuk Jeremiq, dhe ambasadori i Lituanisë në OKB, Dalijus Çekulis.
Votimi do të jetë i fshehtë, ndërsa fitues do të jetë kandidati që siguron shumicën e thjeshtë të votave.
Kryesimi i Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së për këtë mandat do të nisë nga shtatori i këtij viti, për të përfunduar në shtator të vitit të ardhshëm.