10 Janar 2025

OKB: Siria në katastrofë humanitare

Damask, 19 gusht - I dërguari i posaçëm i OKB-së për Sirinë, Stafan De Mistura, i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar t\'i kushtojë rëndësi gjendjes humanitare dhe i nxiti palët në konflikt të vendosin një armëpushim prej 48 orësh për të dërguar ndihmat humanitare.

Mistura tha gjatë një konference se mbledhja e rregullt e punës për hyrjen e ndihmës humanitare në Siri zgjati vetëm 8 minuta dhe e quajti atë formale në prag të Ditës Humanitare Botërore më 19 gusht.

Ai shprehu zhgënjim nga përfaqësuesit e OKB-së dhe të popullit sirian për pengesën e transportit të materialeve humanitare.

Mistura tha gjithashtu se gjatë një muaji të kaluar, asnjë makinë nuk mundi të arrijë në zonat e konfliktit në Siri, madje gjatë 100 ditëve të kaluara një pjesë e qyteteve të Sirisë nuk mundën të marrin asnjë material humanitar. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)