OKB shprehu shqetësimin për përkeqësimin e gjendjes në Siri
New York, 1 prill - OKB-ja shprehu shqetësimin e saj të martën për përkeqësimin e gjendjes në Sirinë Veriperëndimore, duke thënë se raundi i ri i luftimeve ka shtuar numrin e viktimave civile dhe të të plagosurve.
\"Zyra e OKB-së për Koordinimin e Çështjeve Humanitare, thotë se gjendja në Idleb, në Sirinë Veriperëndimore është përkeqësuar\", nënvizoi zv-zëdhënësi i OKB-së, Farhan Haq, në një konferencë të përditshme shtypi.
Luftimet ndërmjet qeverisë siriane dhe militantëve që përshkallëzuan më 24 mars, sollën zhvendosjen e 30 mijë njerëzve dhe në vdekjen dhe plagosjen e shumë civilëve.
Koordinatori humanitar i OKB-së për Sirinë, Yacoub El Hillo, shprehu gjithashtu shqetësimin e tij mbi gjëndjen aktuale në Idleb dhe ndikimin mbi qindra e mijëra civilë.