06 Janar 2025

OKB ripërtërin strukturat e luftës kundër terrorizmit

New York, 16 qershor - Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB) vendosi krijimin e një zyre të re të ngarkuar për të luftuar kundër terrorizmit, duke shkrirë në të disa komitete tashmë të specializuara në këtë sektor.

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së pranoi të enjten propozim e sjellë në muajin prill nga sekretari i ri i përgjithshëm, Antonio Guterres.

\"Zyra e re do të drejtohet nga një ndihmës sekretar i përgjithshëm që ende nuk është përcaktuar dhe se mund të jetë një rus\", thanë disa burime diplomatike.

Kjo zyrë do të përmbledhë ekipet speciale të tanishme të luftës kundër terrorizmit (CTITF) dhe Qendrën e Kombeve të Bashkuara për Luftën Kundër Terrorizmit (UNCCT).

Nga ana tjetër, pjesa ekzekutive e Komitetit Kundër Terrorizmit (CTED), e mandatuar nga Këshilli i Sigurimit, do të vazhdojë të japë analiza dhe raporte për Këshillin.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)