OKB pranon IOM-in në strukturën e saj
New York, 26 korrik - Asambleja e Përgjithshme e OKB-së miratoi të hënën një rezolutë për pranimin e Organizatës Ndërkombëtare për Migrimin (IOM) në strukturën e OKB-së.
Të dyja palët do ta nënshkuajnë marrëveshjen përkatëse zyrtare në shtator. Marrëveshja synon të forcojë bashkëpunimin dhe aftësinë e kryerjes së detyrave nga të dy palët, duke paraqitur mënyrat e bashkëpunimit dhe të bashkërendimit në të ardhmen.
Në një deklaratë të publikuar nëpërmjet zëdhënësit të vet, Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Ban Ki-moon e mirëpriti vendimin e Asamblesë së Përgjithshme. Ai tha se çështja e migrimit është në fokus të politikës ndërkombëtare dhe të zhvillimit ekonomik-shoqëror.
Ban vuri në dukje se kërkohet një bashkëpunim më i ngushtë midis OKB-së e IOM-it dhe shprehu besimin e vet se marrëveshja do të ndihmojë në përballimin e sfidave të lëvizjes masive të popullsisë.