15 Janar 2025

OKB paralajmëron për katastrofë humanitare në Sudanin Jugor

New York, 7 gusht - OKB ka paralajmëruar për ndodhjen e një katastrofe humanitare në Sudanin Jugor për shkak të konfliktit të brendshëm në këtë shtet.

Pavarësisht faktit se më 4 Gusht kanë rifilluar negociatat mes qeverisë së Sudanit Jugor dhe grupeve opozitare, Edmond Mulet, zv/sekretar i përgjithshëm i OKB për çështje të misioneve paqësore, të mërkurën në KS, paralajmëroi se ekziston mundësia e ndodhjes së një katastrofe humanitare në Sudanin e Jugut për shkak të përleshjeve dhe konfliktit të armatosur në këtë vend.

Ai ka paralajmëruar gjithashtu edhe për mungesën e produkteve ushqimore për më shumë se 3 milionë banorë të këtij vendi, për rrezikun me vdekje që kërcënon më shumë se 50 mijë persona për shkak të mungesës së produkteve ushqimore dhe përhapjes së sëmundjes kolera, si dhe rreth shpërnguljes së më shumë se një milion personave të tjerë në këtë vend.

 Vlen të theksohet se një zëdhënës i OKB ka njoftuar se të mërkurën janë evakuuar 220 punonjës të kësaj organizate nga pjesa lindore e Sudanit Jugor pas përleshjeve të fundit në këtë rajon ku u vranë të paktën 6 punonjës të organizatave humanitare.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)