11 Janar 2025

OKB paralajmëron mbi mundësinë e spastrimit etnik në Mali

New York, 7 shkurt - Këshilltar i sekretarit të përgjithshëm të OKB-s, Adam Ding ka shprehur shqetësimin mbi vrasjen kolektive dhe zhdukjen e njerëzve në Mali dhe ka paralajmëruar mbi mundësinë e përhapjes së gjenocidit në këtë vend.

Këshilltari i sekretarit të përgjithshëm të OKB-s ka paralajmërua mbi pasojat e shpërnguljes së njerëzve në Mali.

Sipas këshilltarit të sekretarit të përgjithshëm të OKB-s aktualisht nga Mali në drejtim të Muritanisë janë shpërngulur 5 mijë persona, thuhet në një njoftim të Press Tv.

Më herët Martin Nasirki, zëdhënësi i komisares së lartë për çështje të refugjatëve pranë OKB-së, njoftoi për shpërnguljen e 150 mijë shtetasve të Malit për në zonat kufitare të vendit.

Sipas tij vetëm javën e kaluar vendet fqinjë të Malit kanë pranuar 2744 të shpërngulur.

Ndër të tjera ai shtoi se mbi 230 mijë persona kanë lënë shtëpitë e tyre dhe kanë migruar në zona të ndryshme të Malit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)