OKB paralajmëron katastrofë humanitare në Gazë
Gazë, 15 qershor - Koordinatori i OKB-së për Ndihmë Humanitare dhe Aktivitete Zhvillimi në territoret e pushtuara palestineze, Robert Pepper paralajmëroi të mërkurën se nëse Izraeli zbaton vendimin për pakësimin e furnizimit me energji elektrike në Gazë, shërbimet bazë të sektorëve kyçë, si higjena, furnizimi me ujë të pijshëm dhe trajtimi i ujërave të zeza do të shkaktojë një katastrofë në këtë zonë.
Robert Pepper i bëri thirrje Këshillit Kombëtar të Palestinës (PNA), Lëvizjes së Rezistencës Islamike Palestineze (HAMAS) dhe Izraelit të vendosin interesat e banorëve të Gazës në vendin e parë dhe të marrin masa për të shmangur një katastrofë humanitare.
\"Banorët në Gazë nuk duhet të bëhen pre e politikës,\" shtoi Robert Pepper.
Sipas gazeta izraelite \"Gaarez\" qeveria vendosi pakësimin me afro 40% të furnizimit me energji elektrike në Gazë, duke shkurtuar 2-4 orë nga 6 orë në ditë.