10 Janar 2025

OKB miraton rezolutën kundër kërcënimit terrorist të aviacionit civil

New York, 23 shtator - Këshilli i Sigurimit i OKB-së miratoi të enjten një rezolutë, që i kërkon vendeve të forcojnë standardin e sigurisë, masat si dhe shkëmbimin e informacionit etj., për të përballuar me efektivitet kërcënimin terrorist ndaj aviacionit civil.

Në këtë rezolutë thuhet se grupet terroriste e konsiderojnë aviacionin civil si objektiv duke u orvatur të shkaktojnë vdekjen dhe plagosjen e njerëzve dhe humbje të mëdha ekonomike, duke ndërprerë lidhjet midis vendeve të ndryshme. Këshilli i Sigurimit i OKB-së po ndjek nga afër këtë problem dhe dënon sulmet terroriste kundër aviacionit civil.

Pas miratimit të rezolutës, zv.përfaqësuesi i përhershëm i Kinës në OKB Wu Haitao tha se vendet e ndryshme duhet të zbatojnë në mënyrë të gjithanëshme këtë rezolutë dhe të marrin masa të mëtejshme konkrete në fushat përkatëse për të forcuar pandërprerë nivelin e sigurisë së aviacionit civil.

Wu Haitao shtoi se Kina është lojtare e rëndësishme në mobilizimin global kundër terrorizmit dhe punon ngushtë me komunitetin ndërkombëtar për të ruajtur sigurinë e aviacionit civil.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)