OKB: Mijëra njerëz janë shpërngulur nga Aleppo-ja
Aleppo, 17 dhjetor - Mijëra njerëz janë evakuuar nga Aleppo-ja në një operacion që filloi të enjten dhe të vazhdoi deri të premten në mëngjes, u tha gazetarëve zëdhënësi i OKB-së, Stephane Dujarriç.
Ai shtoi se midis të shpërngulurve, përfshiheshin edhe 194 pacientë të cilët janë transportuar me ndihmën e Gjysmëhënës së Kuqe Arabe të Sirisë, Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq dhe Kombeve të Bashkuara.
\"Ata u sollën në spitale në Idlib, në Aleppo-n Perëndimore dhe në Turqi, me mbështetjen e partnerëve humanitarë shëndetësorë në Gaziantep,\" tha Dujarriç. \"Evakuimi i të plagosurve dhe i civilëve nga enklava e rrethuar e Aleppo-s Lindore u pezullua për fat të keq nga autoritetet siriane më herët të premten.\"
\"OKB-ja u bëri thirrje palëve që të marrin të gjitha masat e nevojshme për të mundësuar rifillimin e sigurt të evakuimeve,\" tha Dujarriç, duke shtuar se vlerësohet se një numër i madh njerëzish në nevojë, përfshirë të plagosur dhe fëmijë mbeten në kushte të vështira.